Shumë herë bëhet pyetje përse nuk angazhohen ish volejbollistet më të mira të Kosovës, që të punojnë me grupmoshat e reja si nëpër klube po ashtu edhe nëpër kategoritë e ndryshme të kombëtareve të Kosovës.
Ish volejbollistja e mirënjohur, Edona Gjinolli, një periudhë në Dritë, pastaj edhe në Skenderaj e Prishtina AAB, një kohë në kombëtaren e Kosovës, por që sot nuk është e angazhuar askund!
Ai duhet Edona kombëtares së Kosovës për grupmoshat e reja?
Përvoja e saj është edhe një element që i duhet shumë përfshirja në kombëtare pavarësisht se cila grupmoshë është.
Të lihen anash ish volejbollistja që dhanë shumë apo edhe të injorohen, nuk është shenjë e mirë për sportin skofiar, sidomos edhe për Federatën e Volejbollit të Kosovës.
Edona ka luajtur në pozitën e pasuese, në të cilën pozitë ka qenë e fuqishme, por tash e një kohë, që kur u përshëndet nga loja aktive, ajo nuk ka marr asnjë ftesë. 30-vjeçarja nga Gjilani ka përvojë të mirë dhe që i duhet shumë sportit skofiar.