Kryetrajneri i klubit të volejbollit M-Technologie Prishtina (femrat), Naser Krasniqi, befason me disa foto të palestrave në Kosovë, si në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë po ashtu edhe në “Minatori” në Mitrovicë, që sipas tij, parketi është rregulluar ashtu si e kërkon standardi ndërkombëtar.
“Renovohen tri palestrat sportive në prag të aktivitetit ndërkombëtar në basketboll.
Palestrat si Pallati i Rinisë, pallati i sporteve në Mitrovicë dhe salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë.
Investimet janë bërë nga FBK nëpërmes ministrisë, kurse riparimi i palestrave ju besua kompanisë së specializuar për dysheme sportive ‘Ontexi Mont’, shkruan Krasniqi.