Ku mbeti puna e presidentes, Mehdi? E refuzoi apo e ka pranuar detyrën Ganja... - Bota Sot
Ku mbeti puna e presidentes, Mehdi? E refuzoi apo e ka pranuar detyrën Ganja...

Volejboll

Ku mbeti puna e presidentes, Mehdi? E refuzoi apo e ka pranuar detyrën Ganja...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2019 Në ora: 15:51
Ku mbeti puna e presidentes, Mehdi? E refuzoi apo e ka pranuar detyrën Ganja...

Është dita e dytë e muajit gusht, asgjë nuk ka përfundimtare në klubin e volejbollit Prishtina F (femrat), që garon në elitën e volejbollit të Kosovës.

Para disa ditëve u tha se KV Prishtina F me pëlqimin e anëtarësisë së klubit do të emërojnë presidente të klubit Ganimete Gërbovci, trajneren aktuale, nëse kjo e fundit nuk e refuzon “superpozitën”!   

“Sipas të gjitha gjasave kryetrajnerja Ganimete Gërbovci, e cila është shumë e angazhuar me punë, është mendimi ynë, i kryesisë së ngushtë, që postin e kryetares t’i ofrohet asaj. Ajo do të ishte përzgjedhja më e mirë!”, kështu tha me 20 korrik për “Bota sot” Mehdi Mehmeti, drejtor i klubit Prishtina F.

Ku mbeti puna e presidentes, Mehdi? E refuzoi apo e ka pranuar detyrën Ganja... 

Opinioni i volejbollit pret një sqarim, të paktën të dijë situatën se çfarë po ngjan, a mos vallë Ganja nuk e pranon këtë post dhe tani gjithçka po heshtet edhe nga vetë kryesia e klubit!

Këtë post e ka mbajtur deri para pak muajve Halime Fetahu, e cila u largua pasi shkoi në bordin e FVK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...