Art Terstena përforcon fortë Ferizajn!

Volejboll

Art Terstena përforcon fortë Ferizajn!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2019 Në ora: 11:06
Art Terstena përforcon fortë Ferizajn!

Pas Driton Bytyqit dhe Bardhyl Hajdarajt, Ferizajt i bashkohet edhe volejbollisti shtatlartë dhe i talentuar Art Tërstena, që së fundit luajti për Prishtina Volley.

Ardhja e tij shton edhe më shumë optimizmin te ferizajasit që të luftojnë edhe për pjesën e lartë të tabelës, skuadër që ka kryetrajer Arlind Ibrahimin. 

“Art Terstena rikthehet në shtëpi!!!

Njëri ndër volejbollistët që premton shumë në volejbollin kosovar, Art Terstena, është rikthyer në klubin e tij për suksese të reja, KV Ferizaj.

Me Artin dhe të tjerët Ferizaj aspiron shumë më shumë këtë sezon”, bëhet e ditur nga KV Ferizaj.
Tërstena përveç si volejbollist shquhet edhe në sportin e beachvolleyt dhe është reprezentues i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat