Ganimetja lë postin e trajneres për një post më të madh! - Bota Sot
Ganimetja lë postin e trajneres për një post më të madh!

Volejboll

Ganimetja lë postin e trajneres për një post më të madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:43
Ganimetja lë postin e trajneres për një post më të madh!

Ka kohë që është folur se Ganimete Gërbovci do të largohet nga pozita e kryetrajneres së Prishtina F (femrat) dhe ashtu edhe ndodhi! Iu është premtua se do të zgjidhet kryetare e klubit ashtu edhe ngjau!

Mehdi Mehmeti, drejtor i klubit, tha se Gërbovci është emëruar kryetare në vend të Halime Fetahut, kjo e fundit ka kohë që u largua dhe është anëtare e bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës.

“Ganimete Gërbovci është kryetare e klubit pas dorëheqjes së Halime Fetahut”, konfirmon Mehmeti.

Kush është Ganimetja? Ganimetja ka luajtur volejboll edhe në kohën e okupimit dhe pas luftës, një kohë edhe në Dannunziano të Italisë, si dhe ka qenë reprezentuese e Kosovës.

Vlerësohet si prej lojtareve më të mira që ka pasur Kosova dhe që ka dhënë shumë kontribut në sportin skofiar. Ganja më shumë u largua nga pozita e trajneres për shkak të obligimeve të mëdha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...