Prof. Lisica ,Shkolla fillore„KrunoKrstiq“e Arbanasit fidanishte e volejbollisteve

Volejboll

Prof. Lisica ,Shkolla fillore„KrunoKrstiq“e Arbanasit fidanishte e volejbollisteve

Nga: Sylejman Morina Më: 19 gusht 2019 Në ora: 16:48
Prof. Lisica ,Shkolla fillore„KrunoKrstiq“e Arbanasit fidanishte e volejbollisteve

Për shkollën fillore të Arbanasit „Kruno Kërstiq” ka shumë çka që mund të shkruhet e flitet, ajo tani ka bërë  emër,  është një ndër shkollat më të mira  në nivel të qytetit, zhupanisë(Qarkut) të Zarës. Sukseset  e kësaj shkolle  janë evidente, si në mësim, aktivitete të lira, ajo nxjerr  gazetën shkollore më të mirën në nivel qarkut etj. Poashtu në ketë shkollë për nxënësit shqiptarë zhvillohet edhe mësimi plotësues i gjuhës  dhe kulturës shqiptare,sipas modelit C,me  mësimdhënës Mr. Vesel Leka. Një afirmim të jashtëzakonshëm të emrit të kësaj shkolle  ia kanë  bërë  sukseset e prof. Karlo Lisicës  me ekipin e volejbollit të vajzave. Këtë  institucion arsimor me sukses e udhëheq që nga viti 2007 drejtoresha Jasmina  Mateshiq(arbneshe).

Prof. Karlo Lisica me ekipin triumfues  -2018

Kush është  z. Lisica që  ia arriti në sport ta afirmojë  shkollën  e Arbanasit?

Kur flitet për këtë shkollë gjithherë na  kujtohen edhe sukseset e klubit  të volejbollit të femrave“Arbanasi“ të cilin e udhëheq prof. Karlo Lisica.Është meritë e tij që  shkollës, ku punon  ia ka rritur namin  nëpërmjet  këtij sporti. Ai me  origjinë  është zaras, i lindur më 1976,  prof. i historisë dhe gjeografisë, pastaj ka mbaruar shkollën e lartë për trajner,  në Zagreb, drejtimi i  volejbollit, ndërsa kualifikimin për instruktor fitnesi e ka mbaruar në Rjekë. Si mësimdhënës  në Shkollën fillore „Kruno Kërstiq“  të Arbanasit filloi të punojë në vitin2000, ndërsa më 2003 formoi klubin e volejbollit për femra “Arbanasi”,si dhe klubin e volejbollitnë rërë që ekzistojnë edhe sot.Dashuria ndaj sportit të volejbollit dhe fitnesit ishte e hershme  te z. Lisica. Ai si fëmijë  i kishte kaluar te selekcionet e volejbollit  duke qenë  volejbollist aktiv gjerë në fillimin e punës si trajner.Tërë atë përvojë të arritur e kishte  mbartur te volejbollistet  që i ushtronte dhe mendon se ia ka arritur qëllimit. Ai pohon” Fillimisht kemi nisur me ekipet shkollore, pas kësaj kemi formuar  klubin volejbollistik, duke u kyçur në rangun e garave, ku shumë shpejt kemi arritur rezultate  fantastike “. 

Ai për arbneshët, si sportist ka konsideratë.“Arbneshët në të kaluarën ishin sportistët kryesorë në Zarë,e në veçanti në çiklizëm,basketboll, futboll dhe lundrim, ndonëse volejbolli  te ata  ishte më pak i afirmuar se sportet tjera “.

Sukseset në vijimësi

“Nëse një herë arrini ta fitoni kampionatin e garave të qytetit në volejboll, kjo mund të arrihet rastësisht, kur fatmirësisht iu qëllon një gjeneratë  e shkëlqyeshme  dhe e jashtëzakonshme. Ndërsa, kur i arrini  në vijimësi  vendet e para  e ndonjëherë vendet e dyta  në garat e qytetit, zhupanisë, ndër- rajonale dhe garat shtetërore, për 15 vjet me radhë nuk  ndodh rastësia.” Pra, kjo është arritur me ekipin e “Arbanasit” në turne brenda  dhe jashtë vendit  me gjeneratat e ndryshme  në saje të  përkushtimit dhe punës  cilësore.

Momentet e paharruara?

“Në këto  shtatëmbëdhjetë vite  të punës,  si trajner, kam pasur edhe shumë  momente të  bukura  me të cilat mund të jem  krenar, e të cilatedhe kanë lenë  gjurmë të pashlyeshme në historinë  e shkollës është edhe në mua personalisht. Sigurisht  disa momente,  veçanërisht  më janë të dashura  dhe kanë një peshë të veçantë, ato më janë skalitur  në kujtesë”.Në rend të parë ai e përmend  triumfin në kampionatin e shkollave fillore të Qytetit dhe të Zhupanisë në volejboll. Ndërkaq si gjeneratë, gjurmë më të thella i ka lënë gjenerata e vitit 1996/97,e cila disa herë ka triumfuar  në kampionatin shkollor të qytetit të Zarës, Zhupanisë dhe Dalmacisë dhe  kishte arritur të jetë e dyta  në kampionatin shtetëror. “Si klub, i kemi fituar shumë gara, ndërsa  senioret tona kanë  luajtur  një rol të rëndësishëm  në Ligën e Dytë  Kroate,  në Volejboll – grupi i  jugut. Vlen të thuhet  se ishte mbresëlënëse  të fitosh  tri herë  në turnirin prestigjioz  të volejbollit  në  Sondriu ( Itali)”.

Po ashtu kishin marrë pjesë në turnet e  mbajtura në vende  të tjera evropiane .“Kurora  e punës sonë ishte  shkuarja e 5 volejbollisteve në Amerikë,  të cilat i kanë fituar  bursat për volejboll, njëherit atje edhe i kanë mbaruar fakultetet.Poashtu edhe vizita e Kolegjit  nga Roswella(Meksika e Re)në  shkollën e Arbanasit,  qytetin dhe  Zhupaninë  për 9 ditë”. Natyrisht që për rezultate duhen të jenë edhe kushtet e punës,  të cilat edhe janë  faktorë të rëndësishëm  për rezultate.Salla e sportit e rinovuar,  në të cilën i mbajnë ushtrimet  volejbollistet  i plotësojnë të gjitha  kushtet dhe  kriteret për zhvillimin e garave. Të gjitha  këto suksese dhe rezultate, të cilat shkojnë edhe në emër të shkollës. Z. Lisica mendon se ky i ka dhënë më tepër shkollës se shkolla këtij.“ Mendoj se volejbollistet ia kanë ngritur emrin e shkollës në vend dhe në  botën e jashtme dhe i kanë shkruar  momentet më të famshme të kësaj shkolle“.

Shkolla fillore  “Kruno Kërstiq”  fidanishte  për volejbolliste

Kjo  shkollë është bërë fidanishte e volejbollisteve, disa nga  ato  i kanë vazhduar  karrierat sportive  në SHBA dhe në ekipet  e ndryshme kroate. Suksese të mëdha ka arritur  arbneshja  Lara  Nikpali, e cila me  Klubi Volejbollit i  Femrave“Marinom Kashtell”, dy herë ishin kampione të Kroacisë. “Vajzat konkurrojnë paralelisht në garat e shkollave dhe garat kampionale. Sa i përket pjesës së shkollës, për të konkurruar në garat shtetërore, ato duhet të fitojnë: garat e qytetit, qarkut,  dhe ato ndërajonale pa humbje dhe vetëm ekipi   i parë  mund të shkojë në garat shtetërore”.

 Megjithse kjo është jashtëzakonisht e vështirë, sepse konkurrenca gjithnjë  është  shumë e fortë, mirëpo sukseset kanë  vazhduar për më shumë se 15 vjet. Gjithashtu, vajzat marrin pjesë në turne  të shumta brenda dhe jashtë  shtetit, ku edhe kanë fituar shumë herë në ato  turnire,si në: Slloveni, Itali, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Rumani, Austri, Holandë, Poloni, Çeki, Gjermani etj..

“Dëshira jonë e madhe është të krijojmë kontakte sportive me  disa shkolla në Shqipëri dhe Kosovë, në bazë të sistemit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në mënyrë qëvolejbollistet e juaja dhe  nxënëset  do ta vizitonin  shkollën tonë  dhe qytetin tonë të bukur, Zarën. Në  rregullisht kemi  udhëtuar  nëpë vendet   prej nga shtrihen rrënjët e  arbneshve”, tha z. Lisica.

Një pjesë e kolektivit të kësaj shkolle sëbashku me nxënësit shqiptarë e kishte vizituar në prill të vitit 2019 Shqipërinë dhe Kosovën. Ata në Shqipëri,  pos vizitave në vendet historike, kishin vizituar edhe presidencën dhe ishin mirëpritur nga Kryetari Ilir Meta, ndërsa në Kosovë e kishin vizituar në Ministrinë e  Diasporës.Z. Lisica në Shqipëri ndër tjerash  ishte shprehur: ”Jam shumë i impresionuar  me shqiptarët dhe Shqiperinë, poashtu kam vendosur ta vijoj kursin  e gjuhes shqipe në shkolln tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat