Prishtina Volley rikthen Berishën, i largohen tre

Volejboll

Prishtina Volley rikthen Berishën, i largohen tre

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 11:33
Trajnerët Xhavit Kajtazi, Bahri Gjinovci dhe volejbollisti Lendrit Berisha

Prishtina Volley pretendon të jetë edhe më e fortë se në edicionin paraprak dhe që të përgatitet edhe për Kupën ballkanike.

Volejbollisti Lendrit Berisha rikthehet në Prishtina Volley, në horizont edhe disa përforcime përmbajtësore, bëhet e ditur nga klubi.

“Mobilizohet Prishtina Volley-M. Nga skuadra janë larguar katër volejbollistë Dardan Bajraktari, Armend Berisha, Art Tërstena dhe Alfred Pllana, ndërkohë që dëshirën për të veshur petkun bardhekaltër kanë shprehur disa lojtarë të rinj dhe shumë të talentuar.

I  pari ndër ta është libero Lendrit Berisha, i cili pas një viti rikthehet në folenë e vjetër.

Gjatë javës skuadra pritet t'i fillojë përgatitjet për edicionin e ri të garave, posaçërisht për paraqitjen e parë në Kupën Ballkanike”, shkruan Xhavit Kajtazi, kryetrajner i Prishtina Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat