Rukija mbetet në Skenderaj

Volejboll

Rukija mbetet në Skenderaj

Nga: K. G. Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:31
Rukija dhe Ylli Kadriu

Rukie Muja, prej volejbollisteve më të mira në Kosovë, vazhdon me KVF Skenderajn.

“Lojtarja shumë cilësore Rukie Muja ka vazhduar të jetë pjese e klubit tonë, përkundër shumë ofertave në gjithë Kosovën, por edhe me gjerë.

Ne si klub e falënderojmë Rukien për vazhdimin e bashkëpunimit dhe besimin në punën dhe cilësinë e klubit tonë, duke synuar t’i sjellim të gjithë trofetë në qytetin tonë Skenderaj”, bëri të ditur Ylli Kadriu, trajner i klubit Skenderaj, fitues i Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat