Ramadani dhe Sylejmani munden nga sllovenet - Bota Sot
Ramadani dhe Sylejmani munden nga sllovenet

Volejboll

Ramadani dhe Sylejmani munden nga sllovenet

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 13:28
Ramadani dhe Sylejmani munden nga sllovenet

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e femrave në beachvolley, Valmira Ramadani dhe Dhuratë H. Sylejmani, pësuan humbje nga dyshja sllovene, Fabjan – Kregar, 2:0 në sete (21:16 dhe 21:17), në ndeshjen e parë të grupit B të Lojërave Mesdhetare në Rërë, Patra 2019.

Ekipi ynë tregoi paraqitje të mirë dhe deri diku ishte rival i barabartë me sllovenet.

Takimin e përcollën nga afër drejtuesit e lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Ndeshjen e radhës e zhvillojnë sot ndaj Francës, që llogaritet favorite për të fituar medaljen e artë. Takimi fillon në ora 17:30.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...