Kosova e mbyll garimin në beachvolley me arritje në top 12-she

Volejboll

Kosova e mbyll garimin në beachvolley me arritje në top 12-she

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 17:56
Kosova e mbyll garimin në beachvolley me arritje në top 12-she

Ekipi i meshkujve në beachvolley ka mbyllur sot garat në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019.

Ekipi ynë në përbërje: Faton Mustafa e Armend Berisha, të prirë nga trajneri Bahri Gjinovci, pësuan humbje sot nga Greqia 2:0 në sete (21:11 dhe 21:16), në ndeshjen që vlente për kualifikim në çerekfinale.

Kosova e mbyll garimin në beachvolley me arritje në top 12-she, pas fitores që shënoi sot ndaj Andorrës 2:0.
Një ditë më herët, edhe vajzat mbyllën garat, duke pësuar dy humbje ndaj kundërshtareve të forta si Sllovenia e Franca, me të cilët bënë paraqitje të mirë dhe deri diku ishin rivale të barabarta.

Ekipi i vajzave u përbë nga dyshja: Valmire Ramadani e Dhuratë Sylejmani, me trajneren Vildane Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat