Jusufi meriton një turne përkujtimor, mos e lini në harresë! 

Volejboll

Jusufi meriton një turne përkujtimor, mos e lini në harresë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2019 Në ora: 12:26
Jusufi meriton një turne përkujtimor, mos e lini në harresë! 

Figura sportive të Kosovës që dhanë shumë qoftë në kohën e okupimit qoftë në vitet e pasluftës, mos të harrohen por të çmohen, ndërsa ata që nuk janë më në mesin tonë t'ju organizohen edhe turne përkujtimor!

Si sot më rrinë para fytyrës qetësia e tij, atëkohë unë si gazetar shumë i ri, në vitet e 90-ta, kur Jusuf Bytyçi me klubin e volejbollit Mirashi (meshkujt), u organizuan dhe garonin në garat e Republikës së Kosovës, pa u tremb asnjëherë nga represioni i pushtuesit serb.

Jusufi ishte halë në sy për regjimin kriminal serb  dhe vazhdimisht i pengonin aktivitetet e tija. Jusufi kurrë nuk u dorëzua por me shumë shokë punuan pa ndalë në jetësimin synimeve që kishin para vetes.

Prandaj, Jusufi ishte trajner i shquar dhe një punëtor i palodhur, duke  bërë shumëçka për sportin skofiar. Ai ndërroi jetë vitin e kaluar papritur por mungesa e tij ndihet shumë jo vetëm në volejboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat