Sportisti i Kosovës martohet me vajzën që punon për Qeverinë kanadeze

Volejboll

Sportisti i Kosovës martohet me vajzën që punon për Qeverinë kanadeze

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2019 Në ora: 15:03
Sportisti i Kosovës martohet me vajzën që punon për Qeverinë kanadeze

Vera si gjithmonë është e ngjeshur me dasma por edhe sportistët e shumtë i japin fund beqarisë! Një emër i respektuar jo vetëm në botën sportive i dha fund beqarisë.

Image

Është djaloshi nga Peja, Visar Alimehaj, që u martua me Shpresa Loshajn, e cila jeton e vepron në Kanada dhe aq më bukur punon për Qeverinë kanadeze.  Alimehaj një emër i njohur i volejbollit, aktualisht nënkryetar i parë i Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe sekretar i Federatës së Arteve Mikse Marcial (MMA).  Alimehaj ka luajtur një kohë me sukses në KV Peja, po ashtu ka qenë edhe kryetar i këtij klubit për disa vite.

Visar, si ndjehesh që i dhatë fund beqarisë dhe çka synoni me sportin e volejbollit dhe po ashtu edhe me sportet marciale, sa është punë e vështirë në dy sporte? “Jeta ime është sporti. Sportit ja përkushtoj shumicën e kohës. Edhe përkundër faktit se punoj në Ministrin e Infrastrukturës dhe biznesit tim në Mal të Zi, prapëseprapë sportit ja përkushtoj kohën më të madhe.

Tani jeta familjare është diçka e bukur dhe do të punoj në atë drejtim që gjithmonë të vazhdoj ashtu. Kurse me sport do të vazhdoj përkushtimin tim derisa do të qëndroj në Kosovë, do ta japi maksimumin tim. Me Federatën e Re të Arteve Mikse Marciale jemi duke u konsoliduar me të gjitha forcat kurse volejbollin e kam në zemër dhe gjithmonë do të punoj në të mirë të volejbollit.

Jam shumë i lumtur që si drejtor i Beachvolleyt sivjet në organizimin e Kampionatit Ballkanik në Prishtinë, Kosova ka qenë më e trofeshmja dhe ajo më shtyn që të përpiqem edhe më shumë për sportistët tonë”, thotë Alimehaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa është një motiv është shtesë ky angazhim në sport, iu shton emocione? “Jeta është e bukur me sfida. Sa ma tepër që e eksploron veten dhe rrethin aq më tepër ki emocion.

Image

Motivi im gjithmonë buron nga ajo për të bërë më të mirën për punën që e merr obligim. Bëhu më i miri në zanatin tënd thotë një fjalë e urtë”, përfundon Alimehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat