Ibrahimi sërish merr timonin e Kastriotit

Volejboll

Ibrahimi sërish merr timonin e Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2019 Në ora: 15:43
Ibrahimi sërish merr timonin e Kastriotit

Pas përfundimit të edicionit Edon Ibrahimi ishte largua nga klubi i volejbollit Kastrioti i Ferizajt (femrat), por sërish rikthehet sepse është figurë që i duhet shumë klubit!

Ibrahimi për kohën sa kishte punuar në këtë klub, kishte ndërtuar një gjeneratë të re dhe veç po jep frytet e saja.

Rikthimi i tij është lajmi më i mirë për komunitetin e këtij sporti, sidomos për KV Kastriotin.

Cilat ishit arsyet që u rikthyet në klub? “Kushtet e ofruara për punë kësaj here janë më të mira, koha më e gjatë për planifikim, besoj se këto janë ndër arsyet kryesore që vendosem të vazhdojmë edhe për një vit”, thotë Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ndryshime tjera nuk ka në klub, kryetar është Avdi Bajrami dhe sekretar Rasim Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat