Zyla e vogël e Kosovës me një ëndërr të madhe në Amerikë! - Bota Sot
Zyla e vogël e Kosovës me një ëndërr të madhe në Amerikë!

Volejboll

Zyla e vogël e Kosovës me një ëndërr të madhe në Amerikë!

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 16:34
Zyla e vogël e Kosovës me një ëndërr të madhe në Amerikë!

Zyla Kadriu që në moshën 5-vjeçare filloi të me vinte pas në stërvitje, verë e dimër.

Shpeshherë përzihej në rrjetën e mbushur me topa, sepse ishte aq e vogël. Ndonjëherë mundohesha ta largoj nga salla, nga stërvitja sepse ishte shumë ftohtë, por e kotë. Edhe pse ndonjëherë goditej nga ndonjë top i hedhur nga vajzat, as kjo nuk e frikësonte dhe nuk ja zbehte dëshirën për të qëndruar me ne.

Ndonjëherë ja jepja një top për të luajtur në muri, e bënte, por pas pak e shihja në mesin e lojtareve të rritura. Kaluan vit kështu dhe Zyla po fillonte të shfaqte cilësinë e saj, shumë e mirë teknikisht, këmbëngulëse për të qene me ekipin e parë, kjo na bëri ta marrim në konsiderate dhe të punojmë me shume me të.

Unë si vëlla i saj, në të njëjtën kohë si trajner i saj, e kisha shumë vështirë, kërkoja shumë nga ajo, shumë herë i pakënaqur, e dënoja, e lavdëroja rrallë ndonjëherë por kur ishte për t’u lavdëruar, nuk doja qe vajzat tjera ta ndjenjë afërsinë time me Zylen, dhe mendoj qe këtë ja kemi arritur në përpikëri.

Zyla përfaqësonte ekipin e të rejave të KV Skenderaj, si pasuse, pranuese, kudo që kërkohej. Madje qe në moshën 14 - vjeçare, në një ndeshje me Universitetin AAB, të super përforcuar atë vit, unë ju ofrova Zyles dhe i thash: Zyla, a mundesh me luajt sot se pasuesja e huaj që e kemi marr, nuk po me pëlqen dhe qesha, ajo me tha: PO mos ta ndin se unë luaj.
Realisht pasuesja e huaj nuk kishte leje për të luajtur, por nuk doja ta emocionoj Zylen.

Zyla u fut në lojë, pa ju dridh syri, të gjithë e adhuronin, madje edhe kundërshtaret. Bënte lojë sikur me qenë e rritur madje në rolin e organizatores, duke me befasuar edhe mua sepse ishte shume e re, dhe imagjinoni e fituam lojën me Zylen e vogël në formacion pa asnjë minutë ndërrim.

Nga aty ne filluam ti japim hapësirë me shumë. Zyla filloj të ftohet në Kombëtaret e moshave, 14,16,18 - vjeçare. Madje si 16 - vjeçare u ftua edhe nga Kombëtarja seniore.

Shumë ndeshje ndërkombëtare me ekipin e KV Skenderaj, por edhe me Kombëtaret e Kosovës në të gjitha kategoritë.

Lojtarja më e mirë për 4 vjet në komune dhe ne Kosovë në kategorinë 18 - vjeçare.

Të gjitha këto suksese u vunë re nga skuadra të huaja. Madje i erdhi edhe mundësia të luaj dhe studioj në disa universitete të Amerikës.
Kur dëgjova lajmin që Zyla do udhëtoj, u emocionova, pak u mërzita sepse po humbja një lojtare shembullore, por si për inat i thash Zyles, (shko lirisht, se një lojtare si ty e mbaroj për dy javë), ok e gënjeva atë edhe veten.

Zyla zgjodhi të shkoj në Northwood University në Michigan.
Në aeroport kur e përcolla nuk u mërzita deri në momentin kur me tha, faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua, aty më se mbajta dot veten.

Zyla arriti në SHBA, çfarë kënaqësie kur e pamë lojën e saj të parë madje si lojtare standarde, duke na bërë krenar neve si familje, qytetin por edhe tërë Kosovën.
Zyla na mësoi që ëndrrat të bëhen realitet nëse ëndërrojmë, këmbëngulim, por edhe punojmë në maksimumin tonë, pa hile.

Uroj që të vazhdoj të punoj, dhe të arrij maksimumin në sportin më të bukur në botë volejbollin.
Këto çka thash janë vetëm 1% e punës, sakrificës dhe suksesit të përbashkët”, shkruan Ylli Kadriu, trajner i KV Skenderajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...