Kombëtarja e Kosovës në beach volley në të dyja konkurencat, do të përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik të beach volley.
Në ballkanikun që mbahet në Izmir të Turqisë, Kosovën do ta përfaqësojë Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani, kurse te meshkujt Armend Berisha/Faton Mustafa.
Kampionati Ballkanik i beach volley do të fillojë më 27 shtator dhe mbyllet me 30 shtator 2019.