Serbët e çartur brohorasin në Paris: Ai na bombardoi për Kosovën, ja kë e akuzojnë 

Volejboll

Serbët e çartur brohorasin në Paris: Ai na bombardoi për Kosovën, ja kë e akuzojnë 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:50
Jacques Chirac

Serbët ende e kanë të freskët periudhën nga 24 mars e deri me 11 qershor të vitit 1999, kur NATO i bombardoi për shkak të gjenocidit që bënë ndaj popullit të Kosovës.

Në ndeshjen e gjysmëfinales së Kampionatit Evropian në volejboll (meshkujt), qindra serbë ishin në palestrën e sportit në Paris, që ende u dridhet trupi si thupra kur kujtojnë Kosovën dhe bombat e NATO-s, që ndëshkuan makinerinë vrastare të Serbisë për ta shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës. Disa serbët të frustruar e akuzojnë edhe ish presidentin francez Jacques Chirac, që ndërroi jetë ditë me parë.

“Disa qindra tifozë serbë përcollën ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Evropian midis Serbisë dhe Francës, dhe para se të fillonte ndeshja, tensione u ngritën rreth asaj që të mbahet një minute heshtje për ish-presidentit francez, Jacques Chirac që vdiq ditë më parë,  shkruajnë mediat serbe. Serbët e frustruar dhe pakurriz e bojkotuan duke brohoritur: “Terrorist, terrorist".

“Ai na bombardoi”, brohoritën në gjuhën serbe serbët e frustruar dhe të indinjuar, edhe duke fishkëllye, ndërsa salla ishte e heshtur në shenjke nderimit për veprat e ish presidentit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat