Skënderbeu përmbys Partizanin kampion, fitojnë Erzeni e Tirana

Volejboll

Skënderbeu përmbys Partizanin kampion, fitojnë Erzeni e Tirana

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 19:46
Pamje nga ndeshja

Ka nisur sot Kampionati Kombëtar i Volejbollit për meshkuj, teksa janë luajtur takimet e javës së parë. Surprizë fitorja 3-2 e Skënderbeut në “Asllan Rusi” në Tiranë ndaj Partizanit kampion. Kryeqytetasit fituan dy setet e para, por më pas erdhi rikuperimi i ekipit korçar. Skënderbeu fitoi tri setet e tjera, duke përmbysur shifrat dhe fituar 3-2, duke marrë dy pikë të arta.

Me lehtësi fitoi 3-0 Erzeni, që mposhti Teutën në derbin durrsak, ndeshje pa histori. Po 3-0 fitoi edhe Tirana, që mundi Elbasanin në fushën e këtij të fundit. Gjithsesi, të trija setet ishin të ekuilibruara dhe me rivalitet. Me fitore e nis këtë sezon edhe skuadra e Studentit, që në fushën e tij mundi 3-1 Farka Volley, ndeshje ku të dyja ekipet luajtën me hope.

Volejboll – Meshkuj, java e parë (28 shtator)

Partizani – Skënderbeu, 2-3 (34-32, 25-23, 15-25, 19-25, 12-15)

Teuta – Erzeni, 0-3 (12-25, 18-25, 13-25)

Elbasani – Tirana, 0-3 (22-25, 21-25, 24-26)

Studenti – Farka Volley, 3-1 (25-21, 27-25, 17-25, 28-26)

Vllaznia (pushim)

Renditja: Erzeni 3 pikë (1/0), Tirana 3 pikë (1/0), Studenti 3 pikë (1/0), Skënderbeu 2 pikë (1/0), Partizani 1 pikë (0/1), Farka Volley 0 pikë (0/1), Elbasani 0 pikë (0/1), Teuta 0 pikë (0/1), Vllaznia 0 pikë (0/0).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat