Volejbollistët e Serbisë festuan titullin e Evropës me këngë për Kosovën.
Volejbollistët e Serbisë u shpoallën kampion të Evropës duke triunfuar në finale ndaj Sllovenisë me rezultat 3:1 në sete.
Por, festën e trofeut e përcollën me alkool dhe duket se e tepruan me të pasi në pamjet e publikuara ata dëgjohen duke i kënduar Kosovës.
“Kosovë, Kosovë, toka jonë e dashur”, dëgjohen duke kënduar volejbollistët e Serbisë, raporton “Telegraf.rs”.
Serbia për herë të dytë në tetë vitet e fundit u shpall kampion i Evropës dhe atë pa pësuar asnjë humbje.