Dramë në Prishtinë, Drita fiton Superkupën - Bota Sot
Dramë në Prishtinë, Drita fiton Superkupën

Volejboll

Dramë në Prishtinë, Drita fiton Superkupën

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:23
Dramë në Prishtinë, Drita fiton Superkupën

Drita fiton ndaj Skenderajt me rezultat 3:2 (25:15,21:25,19:25,25:23,15:9). 

Drita nga Gjilani ka arritur të fitoj trofeun e Superkupës për vitin 2019, duke e mposhtur ekipin e Skenderajt 3:2 në sete në një lojë mjaft interesante, në takimin që u luat në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Drita e filloj mirë lojën duke e fituar setin e parë me rezultat 25:15. Në dy setat në vazhdim loja ishte e dominuar nga ekipi i Skenderajt duke i fituar të dy setat në vazhdim, 21:25 dhe 19:25.

Dhe kur pritej që Skenderaj të fitonte lojën me rezultat 1:3 kur rezultati ishte 16:22, Drita arriti të rikthehej në lojë dhe të barazoj në 2:2 e më pas duke e fituar edhe tie break-un me 15:9 dhe ndeshjen në përgjithësi me rezultat 3:2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...