Kajtazi: Prishtina Volley me fytyrë të re

Volejboll

Kajtazi: Prishtina Volley me fytyrë të re

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 12:46
Kajtazi: Prishtina Volley me fytyrë të re

Të shtunën dhe të dielën (nesër e pasnesër) fillon edicioni i ri i elitës së volejbollit të Kosovës (femra e meshkuj), ku secila ekip ka synimet e veta. Klubi i volejbollit Prishtina Volley ka synime modeste. Kryetrajneri i këtij ekipi, Xhavit Kajtazi, ka deklaruar se Prishtina Volley është me fytyrë të re.

“Këtë fundjavë, nis edicioni2019/2020 i Superligës së Kosovës në volejboll për meshkuj dhe femra.
Prishtina Volley në javën e parë takohet me Vëllaznimin e Gjakovës, pothuajse tërësisht me fytyrë të re.

Nga skuadra janë larguar tetë lojtarë: Dardan Bajraktari (në Gjermani), Shkëlqim Ismaili e Adriatik Berisha (në Shqipëri). Armend Berisha dhe Art Tërstena (në Ferizaj), Alfred Pllana (në Dritën e Gjilanit), Ismail Shabani dhe Jon Kajtazi, që nuk do të luajnë gjatë këtij stinori.
Prishtina Volley – M i janë ofruar dy lojtarë: Mërgim Fazlija dhe Avdyl Pllana që erdhën nga AS Vushtrria.

Qëllimi është modest. Të sigurojmë mbetjen në Superligë. çka del më shumë se kaq, do të jetë sukses i madh.

Mosha mesatare e skuadrës është 20 vjeç. Të prirë nga kapiteni i skuadrës, Adriatik Kajtazi dhe ata që i mbetën besnikë skuadrës (Dardan Husaj, Kushtrim Bojaj, Lindrit Berisha, Drin Ferataj, Lum Gashi, Jon Krasniqi dhe Florent Sylejmani), do të jënë pjesë e një historie tërësisht të re.

Një përpjekje e njomakëve që të udhëtojnë drejt cakut me sukses dhe të mbajnë cilësimin e njërës prej skuadrave më të mira të kampionatit kombëtar.

Për shkak të gjendjes së vështirë materiale, Prishtina Volley-M, ka hapur fushatën në kërkim të sponsorëve, si dhe ka shprehur gatishmërinë e funksionimit të skuadrës sipas sistemit publiko- privat, pse jo të paraqitet edhe si klub me pronar të ri”, shkruan Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat