Federata e Volejbollit e Kosovës ndanë topa për klubet e volejbollit

Volejboll

Federata e Volejbollit e Kosovës ndanë topa për klubet e volejbollit

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:52
Federata e Volejbollit e Kosovës ndanë topa për klubet e volejbollit

Komisioni për zhvillim i FVK-së ka bërë shpërndarjen e topave për të gjitha klubet e volejbollit që marrin pjesë në gara.

Kryetarja e komisionit Mimoza Shkodra-Bislimi dhe Bahri Gjinovci anëtar i komisionit së bashku me sekretarin e përgjithshëm Valon Nikqi para ndarjes së topave kanë diskutuar për kërkesat dhe problemet me të cilat ballafaqohen klubet e volejbollit.

Pas diskutimeve komisioni u zotua se do të mundohen që edhe në të ardhmen me projekte të ndryshme të aplikojn në CEV dhe FIVB, për të krijuar kushte sa më të mira për zhvillimin dhe masivizimin e volejbollit.

Me anë të këtij projekti 100 topa Mikasa 330 u shpërndanë proporcionalisht për klubet e Kosovës.
Federata e Volejbollit e Kosovës do të jetë e përkushtuar edhe në të ardhmen në projekte të përbashkëta me CEV dhe FIVB!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat