Prishtina Vollej tregon fuqinë ndaj Pejës

Volejboll

Prishtina Vollej tregon fuqinë ndaj Pejës

Nga: K. Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 13:17
Prishtina Vollej tregon fuqinë ndaj Pejës

Klubi i volejbollit Prishtina Volley tregoi fuqinë në përballje me Pejën, në kuadër të ndeshjes së Superligës së Kosovës. 

Prishtina Volley-M triumfoi në kryendeshjen kundër Pejës me rezultat 3:1 (25:15, 27:25, 19:25, 25:19). 

Seti i dytë ka qenë me rivalitet shumë të madh dhe u fitua nga skuadra kryeqytetase me rezultat 27:25.

Volejbollistët prishtinas zbatuan me përpikëri këshillat e trajnerit Xhavit Kajtazi dhe si rrjedhojë e kësaj triumfuan me rezultat bindës 3:1 dhe importuan tri pikë shumë të vlefshme në luftë për kreun e tabelës. Kjo është fitorja e dytë për klubin prishtinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat