Ferizaj drejtohet nga Arlind Ibrahimi, trajneri më i ri në elitën e volejbollit (meshkujt) dhe shënon edhe fitoren e dytë me radhë.
“Në javën e dytë të Superligës së Kosovës në volejboll, Ferizaj arrin të mposht ekipin e Vëllaznimit nga Gjakova me rezultat të pastër 3:0.
Kështu që ekipi arrin të regjistroj edhe fitoren e dytë në këtë edicion.
Ferizaj - Vëllaznimi 3:0 (25:12, 25:17, 29:27)”, shkruan në faqen e klubit.