Ndërpritet ndeshja mes Fushës Kosovës dhe Feronikelit

Volejboll

Ndërpritet ndeshja mes Fushës Kosovës dhe Feronikelit

Nga: K. Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:20
Fushë Kosova

Debutuesja e elitës së volejbollit të Kosovës (femrat),  Fushë Kosova dhe Feronikeli nga Drenasi, treguan lojë të mirë e me rivalitet të madh, por e cila sfidë nuk e priti fundin, pasi që ekipi nga Drenasi u tërhoq në shenjë të pakënaqësive me referim.

Deri në ato momente ishte duke udhëhequr me 2:1 në rezultat Fushë Kosova (17:25, 25:19, 25:23, 24:23 – u ndërpre).

“Në pikën e fundit Feronikeli e largoj ekipin nga fusha, e kontestoj një vendim të referëve.

Pra edhe një pikë KV Fushe Kosova e fitonte lojën por ata u larguan nga fusha”, tha trajneri i Fushë Kosovës, Istref Elezaj. Për sfidën e ndërprerë do të vendos së shpejti Komisari i Garave i FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat