Mehdi senzacioni, zbulon logon sikur bombën!

Volejboll

Mehdi senzacioni, zbulon logon sikur bombën!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2019 Në ora: 17:52
Mehdi senzacioni, zbulon logon sikur bombën!

Është interesant me klubet e sportit skofiar, sidomos në konkurrencën e femrave, sepse përveç që bëhet luftë në parket se kush e ka ekipin më të fortë, lufta tjetër edhe më e fuqishme është se kush i ka edhe logot me të bukura apo cili është klubi më i vjetër. 

Image

Logo e Prishtina F, viti 1958

Drejtori i klubit të volejbollit Prishtina F Mehdi Mehmeti zbulon logon e re të klubit dhe sikur bombë!

E themi si bombë, sepse në bazë të asaj del që klubi u themelua në vitin 1958 apo ka 61 vjet traditë, kështu që sipas kësaj del, se ky klub i femrave është më i vjetri në kryeqytet apo nëna e volejbollit!

Kështu që Naser Krasniqi me KV M Technologie janë ekip që vijnë për nga tradita pas Prishtina F. Mehdiu njihet për korrektësi por edhe për senzacione!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat