Erzeni triumfon edhe në Korçë, shkëputet +7 pikë nga rivalët

Volejboll

Erzeni triumfon edhe në Korçë, shkëputet +7 pikë nga rivalët

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 22:09
Pamje nga ndeshja

Erzeni në volejboll për meshkuj duket se po bën një kampionat më vete, teksa është i pandalshëm. Ekipi shijakas fitoi sot 3-1 në Korce ndaj Skënderbeut vendës, një ndeshje që vuri përballë njëri-tjetrit dy ekipet që kryesonin renditjen. Edhe pse vendasit e nisën mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, më pas erdhi përmbysja e Erzenit, që e meritoi fitoren.

Shiajakasit udhëheqin renditjen me 21 pikë të plota, por ajo që bie në sy është shkëputja me 7 pikë nga ndjekësi më i afërt, Partizani. Fitore surprizë e Farka Volley, që në “Asllan Rusi” mposhti 3-1 Vllazninë nënkampione, që duket se e kishte nënvlerësuar rivalin. Ngjit shkallët në renditje Tirana, që në shtëpinë e saj mundi 3-0 Teutën e vendit të fundit.

Volejboll Meshkuj, java e 7-të (9 nëntor)

Skënderbeu – Erzeni, 1-3 (25-23, 20-25, 22-25, 16-25)

Farka Volley – Vllaznia, 3-1 (25-22, 13-25, 27-25, 28-26)

Elbasani – Partizani, 0-3 (0-25, 0-25, 0-25)

Tirana – Teuta, 3-0 (25-18, 25-17, 25-15)

Studenti (pushim)

Renditja: Erzeni 20 pikë, Partizani 13 pikë, Tirana 12 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Studenti 9 pikë, Vllaznia 9 pikë, Farka Volley 7 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat