Vashat e Dukagjinit e mposhtin Vëllaznimin

Volejboll

Vashat e Dukagjinit e mposhtin Vëllaznimin

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 13:30
Vashat e Dukagjinit mposhtin Vëllaznimin

Volejbollistet e Dukagjinit të Klinës pretendojnë Superligën e Kosovës. Vashat dukagjinase triumfuan në udhëtim me rezultat 3:0 kundër Vëllazunimit nga Gjakova, ndeshje derbi e kësaj jave në Ligën e Parë.   

“Në kulmin e emocioneve, klubi ynë shënoi fitore si mysafire kundër ekipit lider te ligës se parë, KVF Vëllaznimi, në Gjakovë, me rezultat 3:0.

Në fund u shpërblye i gjithë mundi dhe përkushtimi jonë në fushë.

Me padurim tani presim lojët e radhës.
Një falënderim i veçantë për të gjithë përkrahësit e klubi tonë!”, bëhet e ditur nga KVF Dukagjini. 
Vashat e Dukagjinit renditen në vend të dytë me 7 pikë, dy me pak se liderja Malisheva dhe një më shumë se Vëllaznimi në pozitën e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat