M Technologie fiton derbin e kryeqytetit! Krasniqi: Jemi rrugës për titullin vjeshtor

Volejboll

M Technologie fiton derbin e kryeqytetit! Krasniqi: Jemi rrugës për titullin vjeshtor

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:19
M Technologie fiton derbin e kryeqytetit! Krasniqi: Jemi rrugës për titullin vjeshtor

Derbi i javës së gjashtë në elitën e volejbollit të Kosovës (femrat), është zhvilluar në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, në mes M Technologie dhe Prishtina F dhe fitorja i takoi Technologies me rezultat 3:1.

Image

Prishtina F

Lojë shumë e mirë mes dy skuadrave por vashat e kryetrajnerit Naser Krasniqi triumfuan dhe ngritën përkohësisht në vend të dytë me 15 pikë, duke lënë pas Prishtina F në pozitën e pestë me 8 sosh.

Ndeshja filloi furishëm nga KV Prishtina e cila e fitoi setin e parë me shumë qetësi e lehtësi. Gjërat ndryshuan në tre setet tjerë. Dominim i M Technologie e cila ishte me një paraqitje totalisht tjetër nga seti i parë, dallim në ekip fitues bënë kubanezja Alfonzo Benitez, që ishte e pandalshme si te ishte jashtëkësore, pastaj u dalluan edhe Shqipe Kçiku, Drenusha Asllanaj me përvojën e tyre si dhe Entela Muqolli, ndërsa në radhët e Prishtinës secila dha kontributin e saj por ndër më të dalluarat ka qenë Leonita Hoxha.

“Sot fituam edhe një ndeshje që ishte e planifikuar në agjendën tonë drejt rrugës për titull vjeshtor. Nuk ishte aspak e lehtë ndaj një Prishtinës që çdo herë është e motivuar kur luan ndaj nesh dhe që është tejet normale.

Setin e parë e fituan mysafiret dhe vërtet ju shkonte çdo gjë për dore, kurse në setin e dytë, të tretë dhe të katërt bëra disa ndërrime në role tek ekipi im, që dolën të qëlluara dhe fituam ndeshjen me meritë. Ekipit mysafir i falënderojmë për një paraqitje korrekte dhe lojë fer.

Vërtet kjo ndeshje sot e arsyetoj epitetin e derbit vendas. Uroj që të kemi sa më shumë paraqitje të tilla që ta shtojmë interesimin te shikuesit prishtinas por si është e mundur në një derbi lokal mos të ketë asnjë televizion për një reportazh nga kjo ndeshje.

Besoj se kemi nivel si ne si KV Prishtina, andaj duhet përkrahje edhe mediale”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. M Technologie nga gjashtë ndeshje ka 5 fitore e 1 humbje, kurse Prishtina F tri fitore e tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat