Vashat e Kastriotit nga Ferizaj shënuan fitoren e shtatë me radhë në elitën e volejbollit të Kosovës dhe udhëheqin renditjen me 20 pikë, kanë një më shumë se Skenderaj.
Kastrioti mund Ferizajn me 3:0.
“Në një atmosferë mjaftë të mirë sot u zhvillua ndeshja e xhiros së VII të ku përballë kishim ekipin tjetër nga qyteti KVF Ferizaj .
Ekipi ynë arriti fitore mjaftë të rëndësishme në të dyja kategoritë dhe me këto fitore vazhdon të prijë tabelën e klasifikimit.
Ne urojmë KVF Ferizaj për paraqitjen si dhe suksese në vazhdim të kampionatit”, thuhet nga Kastrioti.