Kadriu: Mbetem i dëshpëruar që vendi që i solla suksese nuk me dha asgjë

Volejboll

Kadriu: Mbetem i dëshpëruar që vendi që i solla suksese nuk me dha asgjë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 14:15
Yll Kadriu

Kosova ka një armatë të sportistëve në disiplinat e ndryshme po ashtu kemi edhe shumë emra që po dëshmohen me suksese në sportet kolektive dhe individuale. Ndër ta është edhe Yll Kadriu, sportist i gjithanshëm, aktualisht volejbollist i Drenicës dhe kryetrajner i KV Skenderajt (femrat).

Image

Kadriu ka një karrierë interesante sportive dhe janë të rrallë ata që kanë nisur me sporte të ndryshme. Fillimisht ka nisur me basketboll, pastaj me volejboll e karate. Sportist i gjithanshëm dhe në secilin prej tyre ka qenë i suksesshëm. Sot luan me shumë sukses në ekipin e Drenicës dhe me KV Skenderajn renditen në vend të dytë me 19 pikë dhe luftojnë për titull e kampionit të Kosovës.

Ai me Skenderajn janë fitues i Kupës së Kosovës për edicionin që e lamë pas. Si shumë sportist në vendin tonë, Ylli është i dëshpëruar sepse mundi dhe djersa nuk iu shpagua dhe aq më keq edhe nuk vlerësohen profesionalisht. Ylli tregon se përveç me sport edhe me çka merret me shumë në jetën private dhe çfarë makine nget.  

Image

“Bota sot”: Si e filluat karrierën me volejboll, kush iu nxiti?
Yll Kadriu:
Në fillim shkova të regjistrohem në një ekip basketbolli, por të dera e sallës e takova prof. Xhafer Murtezaj dhe ai me tha t’i duhet të vish të luash volejboll lere basketin. Unë e dëgjova atë dhe fillova të ushtroj volejboll. Ku edhe tani jam akoma aktiv si lojtar dhe si trajner. Por 5 vite kam luajtur edhe basketboll për KB Skenderajn ku kam qenë mjaft mirë i përgatitur. Po ashtu disa vite jam marrë edhe me karate, dhe të them të drejtën kur e ndërpreva karatenë, ish trajnerit nuk i erdhi mirë pasi që kam qenë me një potencial dhe teknik shumë të mirë.

Image

“Bota sot”: Sportist i gjithanshëm, cili sport të fle në zemër me shumë pas volejbollit, karateja apo basketbolli dhe cili ka qenë më i mundimshëm?
Yll Kadriu:
Pa dyshim volejbolli, pasi që jam mësuar që një kohë të gjatë me volejboll dhe kam arritur suksese kulminante kolektive dhe individuale. Dhe këto të bëjnë që ta duash akoma më shumë këtë sport. Por si sport i dytë vjen basketbolli pasi që kam luajtur një kohë dhe është sport ndryshe nga volejbolli, pasi që ka kontakte fizike, lojë agresive e duele të forta, kjo më ka pëlqyer shumë.

“Bota sot”: Një kohë të gjatë me volejboll, ka rritje cilësisë që nga pranimi i FVK-së në FIVB?
Yll Kadriu:
Tani po bëhen afër 20 vite në volejboll, 20 si lojtar, dhe nga viti 2006 si ndihmëstrajner në KV Skenderaj dhe nga viti 2013  si trajner kryesor. Ka pas lëvizje të ndryshme në cilësi dhe në organizim të ekipeve. Mendoj që cilësia akoma nuk është ashtu siç e kemi pritur pas pranimit të FVK-së. Disa klube kanë bërë lëvizje pozitive por disa kanë mbetur në nivelin e njëjtë, e ndoshta edhe me dobët. Për këtë janë shumë faktor, si ajo e kushteve por edhe e punës së paktë në klube.

Nëse flasim për KV Skenderaj, mendoj që ka një rritje të cilësisë nga viti në vit dhe po e mban nivelin e mirë të organizimit, punës dhe krijimit të lojtarëve cilësore vendore, përkundër që sa i përket infrastrukturës, është ekipi që ka qëndruar më së keqi gjatë gjithë këtyre viteve.

“Bota sot”: Dy dekada si volejbollist, 5 vite si trajner, sa është vështirë të angazhohesh në dy fronte, herë të meshkujt e herë të femrat?
Yll Kadriu:
Por si lojtar lodhja është më shumë fizike dhe e përballoj më lehtë, ndërsa si trajner i vajzave lodhja është psikike sepse çdo gjë brenda klubit me duhet ta organizoj në stërvitje, të shikoj formën e secilës vajzë, të punoj në mënyrë individuale, të merrem me ndonjë problem që kanë, pastaj e tërë barra e suksesit apo mos suksesit me bie mua. Dhe është e vështirë ta mbash ekipin gjithmonë të fokusuar dhe në formë në 100%. Kjo të merr shumë energji, dhe as në shtëpi nuk mund të pushosh dhe të relaksohesh, gjithmonë mendja shkon se çka do të bësh nesër, si do të jenë vajzat, e shumë gjëra të tjera. Por normale kjo bëhet vetëm me qëllimin për të pasur sukses, përndryshe nëse nuk kërkohet sukses ose se dëshiron suksesin, puna bëhet shumë e lehtë për një trajner.

“Bota sot”: Me Drenicën meshkujt luftoni për pjesën e lartë të tabelës dhe si trajner me Skenderajn - femrat për titull, cila iu shkakton me shumë presion? 
Yll Kadriu:
Si lojtar besoj e kam më lehtë, për dy arsye, e para detyrat që me jepen mundohem t’i kryej dhe varen nga mendja, duart dhe këmbët e mia, domethënë gjithçka varet nga unë. Ndërsa si trajner është shumë më vështirë sepse idetë e mia dhe kërkesat e mia duhet të realizohen nga vajzat të cilat janë në fushë. Dhe nëse kërkesat e që i kam nuk realizohen nga vajzat, atëherë kjo të shkakton presion sepse puna ime më nuk varet më nga unë por nga lojtaret.

Sidomos kur e din cilësinë e mirë të ekipit dhe ato nuk e shfaqin atë që dinë, kjo me shqetëson shumë. Dhe të them drejtën prej që jam trajner gjithmonë jemi në luftë për titull, kjo nuk është aspak e lehtë sepse duhet të kesh shumë durim dhe qëndrueshmëri psikike të përballosh presionin e suksesit për çdo vit.

Image

“Bota sot”: A më shumë i dhatë apo përfituat nga sporti skofiar?
Yll Kadriu:
Unë sportit të volejbollit ja kam dhënë pjesën më të mirë të kohës dhe tërë dijen time me sinqeritetin më të madh dhe dëshirën më të madhe. Nëse në tërë botën fitohet nga ana financiare, në Kosovë unë nuk kam përfituar në këtë drejtim as nuk jam pasuruar. Gjëja më e çmuar që volejbolli me ka dhënë është shoqëria, në tërë botën jo vetëm në Kosovë. Ndjenja e gëzimit por edhe e dëshpërimit. Gjëja tjetër që me kënaq është që kam arritur të realizoj ëndrrat e shumë vajzave për ti arritur qëllimet e tyre në jetë dhe për t’i kënaqur me suksese. Kjo për mua ka rëndësi të madhe.

Por, mbetem i dëshpëruar që vendi për të cilin punoj çdo ditë dhe i sjell suksese si trajner e si lojtar nuk me dha asgjë. Madje asnjë mbështetje simbolike, nëse jo për mua si trajner, pse mos ta bëjnë për ato vajza të cilat japin çdo gjë nga vetja e tyre për të pasur sukses. Si përfundim më shumë japim sesa marrim, por jo nga volejbolli si sport, por nga njerëzit të cilët nuk na krijojnë kushte që të punojmë e të kënaqemi me këtë sport.

“Bota sot”:  Çfarë makine nget?
Yll Kadriu:
Unë ngas makinë Peugeot 407, marke franceze. Arsyeja pse e ngas këtë makinë është ngase ka një konfor brenda dhe një dukje të mirë jashtë. Po ashtu është veturë e fuqishme, edhe pse të them të drejtën 90% e përdori për nevojat e ekipit. Po ashtu është veturë e fuqishme, edhe pse të them drejtën 90% e përdori për nevojat e ekipit.

Jashtë këtyre sporteve unë merrem me fitness, pra prapë me sport, po ashtu kam një shoqëri të mirë që i ri, dalim në ndonjë darkë, pijmë shisha ndonjëherë dhe kur kemi pushim luajmë Playstation, unë luaj me Barcelonën. Vlen të ceket që edhe në playstation jam kampion dhe nuk ja jap dorën askujt. Hahaha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat