Fotografia e një klubit në Kosovë që dëshmon shumëçka

Volejboll

Fotografia e një klubit në Kosovë që dëshmon shumëçka

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:35
Në këmbë: Mehdi Mehmeti, Blerim Gërguri, Shemsije Asllanaj, Marigona Asllanaj, Leonora Latifi, Vjosana Hoda, Hadije Rama, Rama dhe Enver Tahiraj. Ulur: Halime Fetahu, Jehona Berisha, Saranda Grajçevci, Arjeta Hyseni, Drenusha Asllanaj dhe Leonora Rama.

Është interesant se si çdo kund në Kosovë luftohet se cili është klubi me i vjetër apo edhe më i vjetri në kryeqytet në volejboll.

Sipas asaj, sipas fotografisë që e ka postuar drejtori i Prishtina F Mehdi Mehmeti, në faqen e tij, po ashtu edhe veprimtari i shquar dhe ish kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Fejzullah Ademi, para pak ditëve deklaroi, se klubi më i vjetër është Prishtina F (femrat) por edhe fotografia po e jep këtë sqarim. 

Edhe fotoja e publikuar, e cila është me gjasë e vitit 2012, sqaron shumëçka dhe ky klub ishte kampion.

Në këmbë: Mehdi Mehmeti, Blerim Gërguri, Shemsije Asllanaj, Marigona Asllanaj, Leonora Latifi, Vjosana Hoda, Hadije Rama, Rama dhe Enver Tahiraj.
Ulur: Halime Fetahu, Jehona Berisha, Saranda Grajçevci, Arjeta Hyseni, Drenusha Asllanaj dhe Leonora Rama.

Mos të harrojmë edhe një fakt interesant, Prishtina F është i vetmi klub qoftë të femrat e qoftë të meshkujt që ka një grua presidente të zellshme, është Ganimete Gërbovci, ish anëtare e kombëtares së Kosovës dhe ish lojtare e Prishtina F, që dha shumë për sportin skofiar që nga koha e okupimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat