Krasniqi: Kurrsesi nuk them se jemi më të mirë se Drita e as se Ilazi

Volejboll

Krasniqi: Kurrsesi nuk them se jemi më të mirë se Drita e as se Ilazi

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 16:22
Krasniqi: Kurrsesi nuk them se jemi më të mirë se Drita e as se Ilazi

Drita nga Gjilani është klubi që i ka dhënë imazhin më të mirë elitës së volejbollit të Kosovës (femrat), për faktin se në disa raste ka mbledhur më shumë se një mijë shikues, por edhe ndonjëherë deri 3000 veta në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Nesër në orën 16.30 në sallën e fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë, do të zhvillohet derbi i javës së tetë mes M-Technologie nga Prishtina dhe kampiones në fuqi, Dritës.

Naser Krasniqi, kryetrajner i M-Technologie shprehet i matur. “Ndeshja e nesërme kundër Dritës është sfidë e re për ne. Gjithmonë kur luajmë me Dritën kjo lojë zgjon kureshtje. Te dy ekipet zhvillojnë lojë të pastër dhe moderne. Me Dritën këtë vit u takuam në finale të play-off-it dhe më të drejt Drita u shpall fitues i kampionatit por vlen të theksohet se kemi pas rast të luajmë një finale para një numri rekord të shikuesve”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ku janë përparësitë?

“Drita këtë e ka bërë edhe në vitin 2008 ku ishin po ashtu numër gati 2000 shikues, në atmosferë të zjarrtë po në atëkohë fitues u patëm shpall ne. Tani kanë ndërruar rrethanat dhe besoj se jemi të barabartë të dy ekipet. Luajmë në Prishtinë, në palestrën e fakultetit të shkencave sportive (palestrat e mëdha janë të zëna që është për keqardhje). Ne kemi disa dëmtime te disa lojtare kyqe po shpresojmë se do te mbledhin forcë gocat dhe do të jenë të gatshme për sfidën e radhës.”, theksoi ai.

Pse jeni më të mire se Drita dhe trajneri Lorik Ilazi? “Jo, kurrsesi nuk them se jemi me të mirë se ekipi i Dritës e as se Lorik Ilazi! Do të ishte jo reale te jap një vlerësim të tillë duke marr parasysh faktin se Drita është kampion aktual dhe ka përvojë tani edhe ndërkombëtare, kurse ne jemi në rrugë të mirë për ta kthyer namin e klubit. Kush është më i miri do ta tregoj ndeshja e nesërme po unë megjithatë uroj të kemi paraqitje të mirë, mendoj në dy ekipet!”, tha Krasniqi.

Kastrioti prinë me 22 pikë, ka dy më shumë se Skenderaj, kurse M - Technologie është në pozitën e tretë me 18 pikë, ka tri më shumë se Drita që renditet në vend të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat