Ilazi: Ne po i fitojmë trofetë, tani fokusi ynë është te Kupa e Federatës

Volejboll

Ilazi: Ne po i fitojmë trofetë, tani fokusi ynë është te Kupa e Federatës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 13:17
Ilazi: Ne po i fitojmë trofetë, tani fokusi ynë është te Kupa e Federatës

Kryetrajneri i Dritës nga Gjilani, Lorik Ilazi, me qetësi e pret sfidën me M-Technologie Prishtina, e cila do të zhvillohet sot në orën 16.30 në sallën e fakultetit të shkencave sportive në Prishtinë.

Drita është në vend të katërt me 15 pikë, ngec për 3 nga M-Technologie në pozitën e tretë pas 7 jave të luajtura në elitën e volejbollit të Kosovës (femrat).

“Ne sa jemi kthyer nga Greqia ku zhvilluam ndeshjen ne “CEV Challenge Cup 2020” kundër ekipit grek A.O. Thiras dhe është normale që ne jemi në ngritjen e lojës dhe gjetjes së formës më të mirë dhe besoj qe këtë ndeshje do të paraqitemi si është më së miri”, tha Ilazi. Ilazi ka planin e tij për Prishtinën por edhe në anën tjetër tregon që iu ka dhënë hapësirë edhe shumë të rejave.

“Por politika e klubit tonë këtë vit sidomos në pjesën e parë të kampionatit është inkuadrimi i disa talenteve të reja nga akademia jonë dhe zhvillimi sa më i madhe i tyre dhe deri tani ne jemi shumë të kënaqur me ecurinë e deritanishme!

Ekipi M-Technologie është një ekip që po investon dhe po ecën shumë mirë kohëve të fundit, por sot do të japim maksimumin që të bëjmë lojën tonë më të mirë!

Kjo është një ndeshje kampionale e cila vendos dhe nuk vendos shumë, ajo çka është me rëndësi që ne po i fitojmë trofetë dhe fokusi jone tani është te Kupa e Federatës që do të zhvillohet pas dy jave”, tha Ilazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat