Gjinovci apo çelësi i volejbollit!

Volejboll

Gjinovci apo çelësi i volejbollit!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 13:30
Gjinovci apo çelësi i volejbollit!

Gjithnjë i heshtur, njihet për qëndrime të prera dhe për fjalën fjalë. Dinamiku i volejbollit! Është Bahri Gjinovci, selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt). 

Si çdo personalitet edhe Gjinovci ka miq të mëdhenj por edhe kundërshtar të fortë, por as që mërzitet për këtë punë edhe te ata që e marrin nëpër gojë vend e pavend ose siç thonë në popull:

Kur gratë e këqija të marrin nëpër gojë, punë e madhe!
Misioni i Gjinovcit është ta rrisë nivelin dhe edhe kuadrot profesionale.

Vlerësohet si akademik i volejbollit apo edhe si çelësi i këtij sporti, apo si shtylla e federatës dhe e kombëtares dhe e komunitetit të këtij sporti!

Siç thonë disa dashamirë të sportit skofiar, ai kur të dojë mund të bëhet edhe kryetar i Federatës sepse ka reputacionin edhe elektoratin e këtij sporti, mbi të gjitha është profesor i nderuar!  Ai është parimor dhe ka një respekt të veçantë për Abedin Ibrahimin, kryetarin aktual sepse po e bën një punë të madhe. Gjinovci është krah i djathtë i këtij sporti, që besa edhe ish strukturat e larta të FVK-së ia kanë lakmi punës profesionale të tij.

Ai është pedant, aq më bukur që nuk është llafazan por i përpiktë në punë dhe bashkë me të gjithë e kanë kthyer në rrugën e mbarë këtë sport. Shkurt e shqip: Çelësi i volejbollit.  Raportohet kuluareve se pa shkel mbi trupin e Gjinovcit askush nuk mund e rrëzon Federatën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat