Mehmeti: Mos hani m....

Volejboll

Mehmeti: Mos hani m....

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:00
Mehmeti: Mos hani m....

Drejtori sportiv i klubit të volejbollit Prishtina F (femrat), Mehdi Mehmeti, ka një porosi për kundërshtarët e klubit të tij. Sepse disa në kryeqytet thonë se Prishtina F rrezikon që të shuhet, pasi ka kohë që nuk kanë as palestër dhe janë në situatë as andej as këndej.

Image

“Klubi ynë është i vetmi klub (nga viti 2018) që ka një kryesi me 80 për qind të udhëheqësve femra, në atëkohë kryetare u zgjodh Halime Fetahu, trajnere Ganimete Gërbovci, edhe në mesin e tyre ishin edhe ish lojtare të ish klubit Universiteti, si Bedrie Gashi, Silvije Kadriu, Rabie Krasniqi etj. Së pari Federata e Volejbollit e Kosovës me marrëveshje të fshehta e bindi Halime Fetahun që të jetë anëtare e bordit të FVK-së.

Shtrohet pyetja, për çka ajo punë u bë? Pra që përbrenda të shembet kalaja! Ne menjëherë pas një jave kemi marr vesh që Halimja u bë anëtare e kryesisë së FVK-së.

Halime Fetahu mori pjesë në kuvendin e punës dhe votoi kundër interesave të klubit, ne e lamë që ajo të vendos, votë e lirë. Ne nuk ju kemi përzier, domethënë ajo ka vendosur për vendimet e bordit të FVK-së që janë më diskriminueset.

Të njëjtën kohë e ftojnë edhe Ganimete Gërbovcin, e cila në pikat kyqe iu ka penguar.

Image

Edhe kurrë FVK-ja nuk e ka pa të arsyeshme me ardhur me vizituar këtë klub, domethënë që në CEV edhe në FIVB kishin mundur me marrë pikë të mëdha që një klub në Prishtinë udhëhiqet nga 80 për qind e femrave. Ata u munduan me minua klubin përbrenda. Por, fal zgjuarsisë së Ganimetes e cila nuk pranoi postet që iu kishin ofruar asaj. 

Image

Ganimetja ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh. U organizuam në vitin 2019, edhe kemi bërë përgatitjet fizike në Taukbahçe. Çuditërisht e kemi ditur që salla e shkollës ‘Faik Konica’ është në shërbim tonin, por me vendime arbitrare nga disa këshilltarë të Komunës salla iu ka premtuar KB Kerasan Prishtinës, ku ajo ushtron prej orës 18.00 deri 22.00, një klub që garon në Superligë i mbeten dyert e mbyllura. Shtrohet pyetja, a kemi ne sallë, po kemi, Pallatin e Rinisë, pallat që 80 për qind lojtareve nuk iu konvenon sepse janë në puna dhe në fakultetet, nuk munden me ardhur terminin që e kemi nga 14.00-16.00. Klubi ynë nuk ka krizë, kurrë më mirë nuk i ka pasur punët fal sponsorëve, të cilët i kanë kryer obligimet e lojtareve. Ju kanë blerë topa, dy palë fanella dhe krejt pajisjet.

Arjeta Hyseni me Donika Xhemajlin i ushtrojnë mbi 70 lojtare të reja, ekziston klubi i junioreve, po kemi problem me transport që mi marr krejt lojtaret sa janë të interesuar sepse ne mundem mi marr vetëm 18. Të klubi i senioreve, kemi pasur probleme me disa lëndime si Nita Bekteshi, pastaj Leonora Rama gjatë kampionatit, na ka përcjellë një fat i keq, duke ia nisur nga salla e deri të lëndime.

Fati i mirë i klubi tonë që kemi shtatë lojtare apo 8 me liberon, një gjë që shihet prej avionit, pesë lojtare të ekipit të dytë të juniorëve. Kemi më shumë se 12 lojtare. Kemi pasur minime nga klubet që na i kanë thirr lojtaret, që na i kanë joshur ato gjatë afatit kalimtar.

Federata ka bërë një gabim të madh dhe lojtarja që nuk ka kontratë mundet me shkuar pa marr parasysh ai ka mbush vjetët, 17-18, por që duhet ajo mi pas mbi 5 vjet në klubin amë dhe jo mi marr në mënyrë arbitrare. Me lojën e lojtareve tona jemi jashtëzakonisht të kënaqur, me ekipe të mëdha kemi treguar lojë të pëlqyeshme.

Me ‘Dita’ travel e kemi transportin, një punë e jashtëzakonshme, ushqimi çdo herë pas lojëve jashtë e kanë pasur të rezervuar prej restorantit tim.

Nuk ka gjasa mu shuar klubi përveç Zoti apo mu bë kiameti dhe mu shkatërruar ky klub, prej faktorit njeri nuk ka gjasa mu shemb. Në anën e djathtë të zemrës e mbajmë edhe emrin e ish sekretares amerikane Madeleine Albright.

Image

Po iu tregoj dashakeqësve qoftë se dojnë me shuar volejbollin e Prishtinës nuk kanë me arritur kurrë, kështu që mos hani m.... Do t’i falënderoja për punën e palodhshme te trajnereve Arjeta Hysenin e Donika Xhemailin,  kryetaren Ganimete Gërbovci, sekretarin Fejzullah Ademi dhe krejt njerëzve që ia dojnë të mirën, po ashtu e falënderoj edhe Feta Selimin që ka udhëhequr ushtrimet përgatitore, fizioterapeuten Lorika Ramadani.

Image

Klubi dalëngadalë është ka bëhet një klub model dhe kemi mu bë model. Ju dashakëqij të klubit mos hani m...”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat