Prishtina F çohet në këmbë i madh e i vogël si ushtarët: Do të futeni në vrimën e miut...

Volejboll

Prishtina F çohet në këmbë i madh e i vogël si ushtarët: Do të futeni në vrimën e miut...

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 18:32
Prishtina F çohet në këmbë i madh e i vogël si ushtarët: Do të futeni në vrimën e miut...

Klubi i volejbollit Prishtina F (femrat), anëtare e Superligës së Kosovës, çohen këmbë e madhe e vogël, apo kryetare e trajneret, drejtor sportiv e të gjithë, në gjendje gatishmërie, sikur kur nisen ushtarët për luftë, e të vendosur deri në pikën e fundit, se nuk ka bir nëne që mund ta shuajë këtë klub.

Ato presin që edhe Komuna e Prishtinës me kryetarin Shpend Ahmeti që t’ju ndihmojnë dhe do t’i jenë mirënjohëse. 

“Jemi të vetëdijshëm që një numër i vogël “trajneresh” shumë e dëshirojnë të shuajnë klubin Prishtina, pse?! Sepse është klubi më i vjetër në Prishtinë por e vërteta është që asnjëherë nuk do të ndodhë një gjë e tillë për arsye që klubi kurrë më mirë nuk i ka pas punët financiarisht, krejt kjo falë punës së palodhshme e Bordit të klubit që sjellin sponzor të shumtë në klub.

Do të vije dita shumë shpejt që ata persona që e kane mendu të shkatërrojnë klubin do të tentojnë të futen në vrimën e miut nga sukseset e Klubit më të vjetër të volejbollit femëror të Kryeqytetit tonë të bukur. Gjithmonë Prishtinë”, reagon Prishtina F.

Mobilizim i përgjithshëm dhe nuk do të lejojnë të futet ndonjë dushman brenda apo ndonjë element i miut brenda klubit. Me një fjalë, të gjithë syhapur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat