Shkëlqejnë vashat e Prishtina F, fusin në presion kampionen

Volejboll

Shkëlqejnë vashat e Prishtina F, fusin në presion kampionen

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 17:04
Shkëlqejnë vashat e Prishtina F, fusin në presion kampionen

Prishtina F shënon fitore të madhe dhe që i afrohet vendit të katërt. Klub që ka shumicën e volejbollisteve të reja, triumfoi me rezultat 3:0 (25:12, 25:12, 25:17), në kuadër të javës së tetë të elitës së volejbollit të Kosovës.

Vendaset treguan lojë superiore, sidomos në dy setet e  para i fituan bindshëm me 25:12, ndërsa në të tretin po ashtu dominuan e triumfuan me 25:17.  Në radhët e Prishtinës u dalluan Donika Xhemaili dhe Leonita Hoxha. 

Drejtori sportiv i KV Prishtina F. Mehdi Mehmeti, është i kënaqur me lojën e vashave të tij dhe i përgëzon pr angazhim, duke premtuar një ekip edhen më të fortë.  

Prishtina F fiton tri pikë të mëdha, duke e futur edhe më shumë në presion kampionen në fuqi, Dritën. Prishtina F mban vendin e pestë me 14 pikë, ka një me pak se Drita në pozitën e katërt, ndërsa Kastrioti udhëheq kreun me 23, pasojnë Skenderaj 22, M Technologie 21 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat