Kjo fitore i gëzoi shumë Prishtinën F! Vokrri befason edhe më shumë

Volejboll

Kjo fitore i gëzoi shumë Prishtinën F! Vokrri befason edhe më shumë

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 19:29
Kjo fitore i gëzoi shumë Prishtinën F! Vokrri befason edhe më shumë

Nga të gjitha fitoret kjo e sotmja është më e bukura, më e mira dhe që i gëzoi shumë vashat e Prishtina F.

Ato e mposhtën me rezultat 3:0 Feronikelin nga Drenasi, në ndeshjen e javës së 8-të. 
Fitore që i bëri të lumtur të gjithë, të gjithë në festë, që nga kryetarja, drejtori sportiv, trajnerët dhe volejbollistet. Prishtina F. renditet në vend të pestë me 14 pikë të mbledhura, një plasman për lakmi.  

Është klubi më i vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave.

“Bravo stafit, bravo drejtimit, bravoo vajza jeni më të mirat. KV Prishtina vazhdon me fitore”, shkruan volejbollistja e Prishtina F. Albana Vokrri në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat