Në Ferizaj vendoset kampioni vjeshtor

Volejboll

Në Ferizaj vendoset kampioni vjeshtor

Nga: K. G. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 13:15
Në Ferizaj vendoset kampioni vjeshtor

Të shtunën edhe përcaktohet kampioni vjeshtor në Superligën e Kosovës në volejboll (femrat).  “Kampioni vjeshtor vendoset në Ferizaj!

Një derbi që nuk duhet humbur!

Të shtunën me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet xhiroja e fundit e kampionatit të rregullt të pjesës vjeshtore ku përball do të kemi ekipin nga Skenderaj të cilët ndodhen në vendin e dytë në tabelë me vetëm 1 pikë më pak se ekipi ynë, një ekip që meriton respekt maksimal pasi vjen me 7 fitore nga 8 ndeshje gjithsej. Padyshim se edhe ekipi ynë është në formë të mirë pasi vjen pas një serie të jashtëzakonshme me 8 fitore në 8 ndeshje dhe mbetet i vetmi ekip pa humbje këtë sezon dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm.

Familjar, shoqëri, Ferizaj, Ultras Ujqit , KV Kastrioti ka nevojë për përkrahjen e të gjithëve mos mungoni pasi përkrahja juaj është motiv shtesë për ne për të arritur objektivat e klubit”, thuhet nga KV Kastrioti. Kastrioti udhëheq renditen me 23 pikë, Skenderaj ka 22 e M Technologie me 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat