A është i domosdoshëm Fejzullah Ademi si këshilltar i FVK-së?

Volejboll

A është i domosdoshëm Fejzullah Ademi si këshilltar i FVK-së?

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 11:38
A është i domosdoshëm Fejzullah Ademi si këshilltar i FVK-së?

Bagazhi i Fejzullah Ademit në sportin skofiar nuk ka kufij! Është me përvojë të hatashme dhe një personalitet, me dije të jashtëzakonshme, një periudhë edhe kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës. 

Ademi është sekretar i klubit të volejbollit Prishtina F (femrat) apo një njohës i përpiktë i volejbollit, i kohërave të ndryshme, që nga vitet e 60-ta apo është kapaku i volejbollit jo vetëm të Prishtinës por edhe në Kosovë.

Disa thonë do të ishte i mirë që ai të shërbejë si këshilltar brenda Federatës së Volejbollit të Kosovës sepse do të kontribuonte në çështjet gjithëpërfshirëse të këtij sporti, por disa thonë se Ademi nuk e ka më ndërmend të lodhet me në këtë aspekt, për faktin se misionin e ka kryer në kohën kur më së shumti u dashtë dhe madje kush ka punuar në kohën e tij, në vitet e pasluftës në administratë të federatës së volejbollit, edhe ka përfituar dije gjithëpërfshirëse.

Ademi sot po kalon një jetë të qetë e ndihmon Prishtina F që të rritet profesionalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat