Kadriu: Nuk jemi në presion të rezultatit

Volejboll

Kadriu: Nuk jemi në presion të rezultatit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 14:50
Kadriu: Nuk jemi në presion të rezultatit

Kryendeshja e Kampionatit të Kosovës për stinorin vjeshtor në volejboll (femrat), do të zhvillohet nesër në orën 18.30 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, mes lideres Kastriotit dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Skenderaj.  Kryendeshje që vendos edhe kampionin vjeshtor, për faktin se Kastrioti prinë me 23 pikë, ka një më shumë se Skenderaj në pozitën e dytë.

Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, tha se është ndeshje e mirë. “Jemi të vetëdijshëm që kemi përball një kundërshtar të fortë, shumë mirë të organizuar dhe të kompletuar. Megjithatë ekipi im ka lojtare shumë cilësore në të gjitha pozicionet, njëra më e fortë se tjetra dhe kjo e bënë të veçantë dhe të fortë KV Skenderajn.

Pika e fortë te KV Kastrioti është se luajnë mirë si grup dhe kanë një ekip luftarake dhe bëjnë mbrojtje të mirë, kjo është duke e veçuar këtë ekip.

Megjithatë ne nuk jemi në presion të rezultatit, ne shkojmë për ta zhvilluar një lojë të mirë dhe do të bëjmë angazhim maksimal, ky edhe është qëllimi i skuadrës sonë, të rritemi si cilësi dhe si ekip akoma më shumë, rezultatet e ekipit tonë kërkohen në sezonin e dytë”, tha Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat