Ibrahimi flet për sfidën me Skenderajn dhe zërat që qarkullojnë në ekipet tjera

Volejboll

Ibrahimi flet për sfidën me Skenderajn dhe zërat që qarkullojnë në ekipet tjera

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 14:53
Ibrahimi flet për sfidën me Skenderajn dhe zërat që qarkullojnë në ekipet tjera

Kastrioti i Ferizajt, lidere në renditjen, me optimizëm e pret sfidën e nesërme (18.30) me Skenderajn, ku edhe do të vendoset kampioni vjeshtor.  Është kryendeshje e stinorit vjeshtor përkatësisht e javës së 9-të të elitës së volejbollit të Kosovës (femrat). Edon Ibrahimi, kryetrajner i Kastriotit, tha se është ndeshje e vështirë.

“Unë besoj se përparësi nuk ka përveç se luajmë para tifozëve tanë, jemi të përgatitur dhe të kompletuar.

Rrezikun? Nuk kanë vetëm një lojtare por kanë gjithë skuadrën pasi komplet 6-shi i parë janë edhe pjesë e Kombëtares A të Kosovës, gjithashtu edhe banka e tyre është shumë më e pasur se e jona, por nuk ka problem, ne jemi të përgatitur”, tha Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

 A jeni edhe në presion të Kupës së Federatës? “Sipas zërave që po qarkullojnë ekipet e tjera vetëm se janë përforcuar me lojtare nga jashtë ashtu edhe vendore për Kupën e Federatës, kurse ne mbetemi 100% Ferizaj, andaj presioni duhet të jetë mbi ato ekipe që shpenzojnë ndërsa për ne nuk ka presion, qëllimi jonë dihet dhe nuk ndryshon, të fitojmë gjithçka”, tha Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat