Drita nuk fle, përforcohet me lojtaren e Partizanit 

Volejboll

Drita nuk fle, përforcohet me lojtaren e Partizanit 

Nga: K. G. Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:54
Drita nuk fle, përforcohet me lojtaren e Partizanit 

Kampionia e Kosovës, Drita nga Gjilani, nuk fle por punon pareshtur edhe në aspektin e përforcimeve e cila përforcohet me një volejbolliste të spikatur nga ekipi i Partizanit të Tiranës, Orkida Terpollari.

“Klubi jonë ka bërë goditjen e parë në këtë afat kalimtarë me lojtaren Orkida Terpollari 19-vjeçare e cila nga sot do të jetë pjesë e Kampionit të Kosovës gjegjësisht në klubin tonë KV Drita, pasi që edhe zyrtarisht u përfunduan të gjitha procedurat e regjistrimit.

Duke ju falënderuar presidentit tone z. Jakup Shabani ekipi fillon mërkaton në rradhet e veta dhe Orkida është dhurata e parë për këtë fundvit për klubin tonë!

Në zyrat e Klubit lojtaren në fjalë e prezantoi drejtori Florent Haziri dhe kryetrajneri Lorik Ilazi.
Orkida volejbollin e filloj te ekipi i Tiranës për të kaluar mandej për dy vjet tek Partizani Tiranës dhe tani te Drita jonë.
Qëllimi ekipit është të filloj të përgatitet për arritjen të gjitha trofeve dhe të vazhdoj drejt titullit të 5-të kampion.

Mirë se vjen Orkida!”, thuhet nga KV Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat