A është i bereqetshëm shiu i sotëm për vashat e Prishtina F?

Volejboll

A është i bereqetshëm shiu i sotëm për vashat e Prishtina F?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:30
A është i bereqetshëm shiu i sotëm për vashat e Prishtina F?

Të gjithë janë në pritje të dy sfidave të sotme mes Dritës nga Gjilani, kampione vjeshtore dhe Prishtina, e cila luhet në orën 15.00 në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan dhe ajo në mes Kastriotit, lidere dhe Skenderajt (18.30) që zhvillohet në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Flitet e përflitet se te Prishtina, ky shi i sotëm që po bie në kryeqytet e në gjithë Kosovën, do t’ju sjell bereqet apo pikët e vendit të katërt e të vizës për Kupën e Federatës.

Prishtina është e përgatitur maksimalisht dhe pretendon fitore, sepse besojnë se kanë ekip të mirë, e kur i shtohet edhe atmosfera e mirë.

“Kur bie shi Prishtina F gjithmonë fiton, ta shohim a do t’i sjell ky shi edhe sot fat vashave prishtinase sepse luajnë më mirë kur koha është me shi. Lutem mos të ngroh dielli”, tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat