Kryendeshja drithëruese ose jetë o vdekje, Ferizaj apo Prishtina Volley? Profesori kundër nxënësit

Volejboll

Kryendeshja drithëruese ose jetë o vdekje, Ferizaj apo Prishtina Volley? Profesori kundër nxënësit

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:44
Kryendeshja drithëruese ose jetë o vdekje, Ferizaj apo Prishtina Volley? Profesori kundër nxënësit

Kurrë më interesant në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt), nesër vendoset kampioni vjeshtor mes Prishtina Volley-t dhe Ferizajt! Kryendeshje drithëruese apo jetë o vdekje mes dy ekipeve më të mira.  

Kryetrajneri i Prishtinës Volley apo profesori Xhavit Kajtazi kundër nxënësit (kryetrajner i Ferizajt) Arlind Ibrahimi!  Ndeshja do të luhet nesër në orën 16.00, një sfidë emocionuese, kur kihet parasysh se Ferizaj prinë me 21 pikë, ka shtatë fitore e një humbje, ndërsa Prishtina Volley renditet në pozitën e dytë me 20 pikë apo ka 7 fitore e një humbje.

“Pritet një shfaqje e bukur e volejbollit në kryeqytet; nesër në orën 16:00 vendoset kampioni i vjeshtës.

Takohen Prishtina Volley-M – Ferizaj”, shkruan Kajtazi.
“Këtë të diele luajmë ndeshjen e radhës kundër Prishtina Volley M, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në volejboll.

Ftojmë të gjithë adhuruesit e volejbollit që të dielën (08 Dhjetor 2019) të jenë në Palestrën e Edukimit Fizik dhe Sportiv, për ta përkrahur klubin në xhiron e fundit të edicionit vjeshtor që përcakton edhe pozitën e parë si dhe për të parë një ndeshje mjaft të mirë”, thuhet nga KV Ferizaj, lider.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat