Drita ia bëri mëngjes Prishtinës, fiton derbin për vend të katërt

Volejboll

Drita ia bëri mëngjes Prishtinës, fiton derbin për vend të katërt

Nga: K. G. Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:12
Drita ia bëri mëngjes Prishtinës, fiton derbin për vend të katërt

Kampionia në fuqi, Drita nga Gjilani, fiton derbin e madh në luftë për vend të katërt për pjesën vjeshtore në Superligën e Kosovës dhe njëherësh edhe siguruan vizën për në Kupën e Federatës.

Drita e mposhti me 3:0 (25:12, 25:13, 25:20) Prishtina F, në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor përkatësisht të javës së 9-të në Superligë. Drita ia bëri mëngjes Prishtinës. 

“Dritaset e përfundojnë sezonin vjeshtor 19/20 me fitore të pastër”, thuhet nga KV Drita, e cila renditet në vend të katërt me 18 pikë, duke e lënë pas Prishtina F me 4 pikë me pak.

Dhe ajo që lidhet në zhargonin sportiv, rreth orës 15.00 ngrohu dielli në Gjilan dhe kjo i ndihmoi edhe Dritës të dominon edhe më lehtë sfidën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat