Çfarë kërkuan Ibrahimi, Nikqi, Mimoza e Vehapi në Bukuresht?

Volejboll

Çfarë kërkuan Ibrahimi, Nikqi, Mimoza e Vehapi në Bukuresht?

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:17
Çfarë kërkuan Ibrahimi, Nikqi, Mimoza e Vehapi në Bukuresht?

Në Bukuresht të Rumanisë sot është mbajtur asambleja e 21 e Federatës Ballkanike të Volejbollit BVA. Federata e Volejbollit e Kosovës në këtë asamble është përfaqësuar nga kryetari i FVK-së Abedin Ibrahimi, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, nënkryetarja znj. Mimoza Shkodra Bislimi dhe z. Shemsedin Vehapi anëtar i këshillit profesional.

Në këtë asamble ishte prezent edhe presidenti i CEV-it z. Boriçiç. Në asmable u diskutuan dhe u vendos edhe organizimi i aktiviteteve ballkanike dhe zgjedhja e komisioneve të BVA.

Federata e Volejbollit e Kosovës do të jetë nikoqire e Kampionatit Ballkanik në Volejboll U19F dhe U20M dhe KB në beach volley U22 femra dhe meshkuj.

Në komsionin teknik të BVA u rizgjodhë edhe për një mandat sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, ndërsa Vildane Jashari u zgjodhë në Komisionin e Beach Volley të BVA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat