Mehdi ndeze një cigare, mendon seriozisht për një punë...

Volejboll

Mehdi ndeze një cigare, mendon seriozisht për një punë...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:28
Mehdi ndeze një cigare, mendon seriozisht për një punë...

Është shumë energjik, i vlon zemra për suksese, por më shumë për të krijuar një brez të fuqishëm për të ardhmen, sidomos për kryeqytetin përkatësisht Prishtinën. Është drejtori sportiv i Prishtina F Mehdi Mehmeti që sot me Prishtinën F e përmbylli edicionin vjeshtor dhe me një humbje të thellë 3:0 në Gjilan nga kampionia në fuqi, Drita, lëshoi shansin për të shkuar në Kupën e Federatës.

Nëse të gjithë mund të thonë se Mehdiu nuk e përjetoi rëndë këtë humbje, padyshim se gënjejnë! Askush më shumë se Mehdiu nuk e ka dashur fitoren por Drita ishte e fortë dhe e disponuar, duke fituar me lehtë se sa pritej. 

Çfarë i mbetet tani Mehdiut? I mbetet që të ndez një cigare, të merr frymë thellë, të mendoj seriozisht për një punë, për stinorin pranveror, nëse përnjëmend e dojnë play-off-in, duhet të gjejnë sponsor të fortë, sponsor që e kanë xhepin plotë, të hapin kuletën dhe të sjellin përforcime të klasit të lartë  ose siç thonë në popull: T’jua bëjnë 8 me 2 rivaleve.

Kështu nuk e do, kështu e ka të vështirë, sepse lojtaret janë të reja e papërvojë dhe me këtë potencial vështirë e ka për katër vendet e para, ndërsa pozitën e 5-të ose të 6-të e ka të garantuar si sytë e ballit, askush nuk ia merr.

Mehdiut i duhet t’i përvjelë mëngët, të merr një letër dhe ta bëjnë planin për pranverë, çka duhet për të treguar se janë ekip me traditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat