Vetëm Nazmie Ibrahimi dhe Valmira Ramadani - lojtare me përvojë

Volejboll

Vetëm Nazmie Ibrahimi dhe Valmira Ramadani - lojtare me përvojë

Nga: K. G. Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 18:45
Vetëm Nazmie Ibrahimi dhe Valmira Ramadani - lojtare me përvojë

Klubi i Kastriotit të Ferizajt, ka ndërtuar një gjeneratë të shkëlqyeshme dhe që lakmohet edhe nga klubet tjera në elitën e volejbollit të Kosovës. Klub që ka trajner Edon Ibrahimin, përmbyllen stinorin vjeshtor në vendin e tretë me 23 pikë, dy me pak se Skenderaj në krye të renditjes. “Dimërojmë në vendin e III-të.

Me një seri fantastike prej 8 fitoresh dhe vetëm një humbje ekipi arriti të radhitet si e 3-ta në pjesën e parë të kampionatit.

Duke parë edhe përbërjen e ekipit ku 70 % e ekipit janë në moshë të re dhe papërvojë disa nga to viti i parë që barra kryesore bie mbi to, vetëm kapitenja Nazmie Ibrahimi dhe Valmira Ramadani mundë të llogariten si lojtare me më shumë përvojë, mesatarja e 6 të parë shkon 19.5 vjeç ku më e reja ndër to është Melirona Avdullahu vetëm 16 vjeç pasuar nga Aneta Beqiri, Rinesa Hasani 18, si dhe Gresa Raçi 18 e Dhurata Sylejmani 20, por gjithsesi pjesa e parë e kampionatit ishte një test i mirë dhe është një arritje mjaftë e mirë , vazhdojmë të punojmë për paraqitje edhe më të mira.
Puna me gjeneratat e reja.

Vlen të theksohet se junioret e KV Kastriotit arritën të mbyllin kampionatin në vendin e parë me 9 fitore në po kaq xhiro duke mos humbur asnjë set të vetëm, një arritje e madhe kjo pasi shumica e lojtareve që luajnë për juniore janë të gjenerata 2004, 2 vite më të reja se mosha e lejuar dhe kjo tregon se ekipi ka një të ardhme të ndritur përpara.
Vazhdojmë tutje”, thuhet në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat