Një francez të Prishtina Volley

Volejboll

Një francez të Prishtina Volley

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 10:55
Skënder Lajçi, Xhavit Kajtazi, Victor Baysang-Michelin e Bahri Gjinovci

Prishtina Volley përforcohet me volejbollistin nga Franca dhe ky është një paralajmërim i frikshëm për rivalët. 

Kryetrajneri i Prishtinës, Xhavit Kajtazi, njofton për përforcimin.

“Francezi Victor Baysang-Michelin, emër i ri në radhët e Prishtina Volley - M.”, shkruan Kajtazi.

Baysang-Michelin paraqitet në pozitën e qendrës dhe është prej përforcimeve që i shton apetitet e prishtinasve për trofe.

Prishtina Volley përfunduan në pozitën e tretë me 20 pikë apo ngec për katër pikë nga kampioni vjeshtor Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat